Data 1 janar ka shënuar zyrtarisht hapejnse merkatos së futbollistëve në Kategorinë Superiore. Klubet kanë deri më 31 janar, datë e raportuar nga FSHF në FIFA, për të përfituar radhët e tyre me lojtarë të rinj e për të korrigjuar ata mangësi që kanë në përbërjet aktuale.

Një situatë që përfshin të gjitha klubet e Superiores që kanë piketuar që tani përforcimet që do të bëjnë. Nga Vllaznia e vendit të parë e deri te Apolonia e vendit të fundit, të gjithë do të bëjnë lëvizjet e tyre gjatë janari pasi të skuadrat kërkojnë elementë cilësorë dhe me eksperiencë për të përforcuar radhët e tyre në një edicion ku diferencat nuk janë shumë të mëdha.

Pak më ndryshe është vetëm situata e Partizanit. Edhe të kuqtë kanë piketuar disa futbollistë që mund të afrojnë gjatë janarit, por mundësia për ta bërë një gjë të tillë varet nga përgjigja që pritet në javët e ardhshme nga KAS i Lozanës. Të kuqtë kanë apeluar atje vendimin e FIFA-s për bllokimin e dritares së mërkatos si pasojë e çështjes “Çinari” e vetëm pasi të marrin përgjigjen do të bëjnë lëvizjet e tyre. /vipsport/