Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHaris Dilaver: Goli ndaj Partizanit shkon për djalin tim dhe tifozët e...

Haris Dilaver: Goli ndaj Partizanit shkon për djalin tim dhe tifozët e Vllaznisë

Vllaznia fitoi minimalisht ndaj Partizanit ditën e djeshme teksa golin e festës e shënoi Haris Dilaver kater minuta para fundit me nje kundersulm shume te bukur te ekipit te tij.

Sulmuesi pas ndeshjes është shprehur se goli i dedikohet fëmijës së tij, por edhe tifozëve të pranishëm. Ndërkohë, Dilaver shtoi se Partizani kishte ardhur në Shkodër për të marrë një pikë.

“Golat ia dedikoj fëmijës tim, por jo vetëm. Goli shkon edhe për tifozët, të cilët na janë ndodhur gjithnje prane dhe na kanë dhënë një mbështetje të jashtë zakonshme. Jam shumë i kënaqur këtu, më kanë pritur shumë mirë.

Nëse vazhdojmë me këto hapa mund të kapim edhe shumë më shumë se kaq. Të them të drejtën ka qenë një ndeshje shume e vështirë dhe e fortë.

Partizani kishte ardhur të merrte një pikë, por ne e kemi treguar se dimë të luajmë mirë dhe të fitojmë”, u shpreh Dilaver.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments