Java e tretë e Kategorisë së Dytë ka qenë në aktivitet ditën e sotme dhe një nga takimet më të bukura ka qenë mes ai të dy ekipeve të qarkut të Shkodrës. Përballë në Koplik kanë qenë Veleçiku vendas dhe debutuesit e Murlanit.
Një takim mjaft interesant që në fund pa fitues koplikasit me rezultatin 2-1. Një ndeshje që pati edhe një duel trajnerësh shkodranë ku në krahun e Veleçikut qëndron Haris Lika e tek Murlani një emër i njohur siç është Altin Xhahysa.
Ndeshja e zhvilluar pati mjaft rivalitet, por që pa triumfues Veleçikun. Nje skuader e cila e fitoi me merite kete perballje sepse tregoi me shume deshire ne fushen e lojes.
Skuadra koplikase tregon edhe njëherë ambiciet e mëdha që ka në këtë sezon për tu ngjitur në Kategorinë e Parë. E ndërsa për Murlanin duket se do ketë punë për të rivalizuar në këtë kategori.
Endri ÇINARI