Marin Abazaj duket se zyrtarisht është pjesë e bluve, ashtu si dhe “gardiani” i skuadrës së Apolonisë, Romeo Harizaj.

Nga sa bëhet e ditur, ka edhe emra të tjerë që blutë kanë vënë në “rreth”, e madje janë lojtarë të Superiores, si: Hadroj në linjën e majtë, Imami për qendrën e mbrojtjes, por edhe fieraku Sota po në mbrojtje.

Ashtu sikurse edhe të tjerë futbollistë janë piketuar, por po shihen edhe emra nga jashtë vendit me eksperincë dhe mjaft kualitativ.

Drejtuesit e rinj, Ardian Bardhi, Olger Prifti dhe Gurten Papuli, bashkë me trajnerin Bledi Shkëmbi, prej javësh kanë projektuar ekipin e Superiores dhe axhenda është e ngjeshur përditë me takime.

Natyrisht, çdo gjë mbahet në sekret të plotë, edhe pse prej kohësh po negociohet me lojtarët që synohen.

Objektivi i klubit është të ndërtojë një grup që të ketë sukses në Superiore, por natyrisht me një plan afatgjatë, pasi edhe kontratat që po firmosin nuk janë 1-vjeçare, por nga 2 dhe 3 vite.