Vllaznia nuk ka te madh vetem emrin dhe historine. Kjo skuader dhe ky klub dallohet per shume gjera, mbi te gjitha per tifozet e saj te mrekullueshem te cilet jane te veçante dhe e mbeshtesin fuqishem ate.

“Shkodra Sport” sot do te hape nje rubrike te veçante me titull “Flasin tifozet”, duke marre mendimin e disa prej tyre ne lidhje me sezonin e kaluar dhe me pritshmerite per sezonin e ri.

Personazhi i rradhës që kemi përzgjedhur për t’i marrë një mendim, është një tifoz i zjarrte- Sherif Fregjaj ose siç e njohin te gjithe- Sheri Snaiperi. Nje nga themeluesit dhe drejtuesit e grupimit “Power 12” bashke me pjestaret e tjere te tij kane qene shume aktiv ne mbeshtetjen e skuadres se tyre te zemres.

Në prononcimin e tij për “Shkodra Sport” dhene gazetarit Andi Gjurgjej, ai është shprehur ne menyre te shkurter, me pak fjale, por te dala nga zemra, ne kete menyre:

“Sezon fantastik per mendimin tim. Kishte vite qe na mungonte kjo Vllazni. Fatmiresisht une edhe pse kohe pandemie e kam shijuar çdo fitore brenda apo jashte Shkodres nga shkallet e stadiumit ato golat ne kohen shtese. Ato festime do mbesin ne memorien time gjithe jeten.”
Andi GJURGJEJ