Tirana ka mposhtur Teutën në duelin e vlefshëm për javën e 11-të të Kategorisë Superiore.
Sfida u zhbllokua në minutën e 12 nga Hasani me një supergol. Kështu pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Ndërsa goli që vulosi sfidën erdhi në minutën e 82-të.
Ishte sërish Hasani ai që realizoi, por kësaj here nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas kësaj ndeshje Tirana rikthehet tek fitorja teksa ngjitet edhe në vendin e 3-të me 17 pikë, ndërsa Teuta mbetet po në vendin e 9-të me 11 pikë.
TIRANA 2-0 TEUTA
12′, 82′ (P) Hasani