Armando Broja po shkëlqen te Southampton me gjashtë gola këtë sezon. I huazuar nga Chelsea për 1 vit, sulmuesi i kombëtares shqiptare është dëshirë e Shenjtorëve për ta blerë përfundimisht nga Blutë.

Trajneri i Southampton nuk e ka fshehur dëshirën për të pasur Brojën në ekip edhe pas këtij sezoni, teksa Shenjtorët pak ditë më parë njoftuan edhe aksionerin e ri “Sport Republic”. Broja ka kontratë me Chelsea deri në fundin e 2026 dhe vlen 9 milionë euro në treg.

“Tani mund të shikojmë në këtë merkato lojtarë që normalisht do t’i blinim në fund të merkatos së verës. Ne kemi mundësinë të negociojmë më herët për ta.

Shembujt më të mirë janë Broja dhe Livramento, kjo është rruga që duam të ndjekim. Lojtarët e rinj që nuk mund t’ia dalin të kenë minuta te Chelsea dhe Manchester City janë shumë të mirëpritur këtu”, tha Ralph Hasenuttl./newsport/