Shqipëria pas viteve ’90 ka qenë një treg I preferuar për trajnerët e huaj. Në total në këto 30 vite numërohen rreth 40 trajnerë të huaj që kanë drejtuar klubet elitare shqiptare, teksa vetëm tre prej tyre ia kanë dalë të ngrejnë titullin e kampionit.

Gjithçka e ka nisur malazezi Dervish Haxhiosmanovic, që në sezonin 2000-2001 ngriti titullin e kampionit me Vllazninë, që askohohe drejtohej nga presidenti I ndjerë Miyftar Çela.

Në sezonin 2011-12 ka qenë çeku Stanislav Levi që do të shpallej kampion I Shqipërisë me Skënderbeun.

Ndërsa sezonin që shkoi nigeriani Emmanuel Egbo do të drejtonte Tiranën drejt suksesit numër 25, duke u bërë trajneri I tretë I huaj që ngrinte sipër një trofe./newsport/