Aldo Teqja është duke zhvilluar sfidën më të vështirë në karrierën e tij, atë me jetën. Futbollisti 24 vjeçar i Partizanit është hedhur dje nga kati i gjashtë i banesës së tij, në rrugën “Medar Shtylla”.

Sipas informacioneve nga stafi spitalor, Teqja ka dëmtime në mushkëri dhe dje u tha se është jashtë rrezikut për jetën. Kjo për faktin se nuk ka dëmtime në organet kryesore. Por gjendja e tij shëndetësore mbetet për t’u parë gjatë orëve në vijim, pasi lartësia ishte  e madhe.

Dyshohet se lojtari ka pasur një debat me partneren dhe në gjëndje të rënduar psikologjike ka bërë veprimin e papritur. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, zhurma e rënies ka qënë e madhe çka ka bërë që ndihma t’i vinte në moment.

Një ngjarje e rëndë e cila ka bere qe e gjithe kategoria Superiore dhe me gjere, te solidarizohet me portierin dhe te urojne nje sherim sa me te shpejte te tij.

Ngjarja e rende e ndodhur me te pasditen e se shtunes padyshim qe ka shokuar gjithe opinionin sportiv megjithate tashme priten vetem lajme te mira rreth tij.