Thierry Henry, një nga ikonat e futbollit botëror, në një koment për mediat, ka dhënë opinionin e tij në lidhje me shkarkimin e Xabi Alonso nga detyra e trajnerit të Real Madrid. Sipas tij, trajneri spanjoll nuk arriti të bëjë diferencën mes trajningut dhe menaxherit.
“Xabi Alonso u bë më shumë trajner se sa menaxher i një skuadre kampionësh si Real Madrid. Ai bënte më shumë rolin e trajnerit se sa të menaxhonte lojtarët që kishte në dispozicion”, tha Henry, që dikur ka luajtur me rivalët e Barcelona.
“Nuk është njësoj si të drejtosh Bayer Leverkusen dhe Real Madrid, ku ka njerëz me ego me gjithë ato kërkesa. Një ekip si ky ka nevojë për një njeri që të menaxhojë lojtarët. Kjo gjë nuk ndodh te Barcelona”, shtoi Henry.
“Unë mendoj se te Real Madrid duhet të bësh 90% menaxherin e lojtarëve dhe 10% trajnerin. Natyrisht që ky është mendimi im”, tha ish-sulmuesi francez.


