Vllaznia dhe Partizani do të përballen ditën e nesërme në orën 17:00 në Loro Boriçi për ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë.
Një vend në kupat e Europës është thuajse i arritur për të dy ekipet ndaj fitimi i këtij kompeticioni është një çështje prestigji sidomos për të kuqtë që kanë 19 vite pa shijuar këtë trofe.
Kjo eshte perballja e pare ne mes ketyre skuadrave qe brenda dy javesh do te ndeshen tre here. Beteja e pare qe do te luhet neser duket se ka filluar në rrjete sociale teksa është mbrojtësi i Partizanit, Eljon Sota ai që ndez ndeshjen.
Sota ka ndarë një foto nga ndeshja e fundit në Shkodër ku Partizani fitoi me përmbysje me golat e Da Silva dhe Skukës më 7 tetor të vitit të kaluar.