Kampionati i futbollit te femrave ishte planifikuar te niste kete jave, por nuk do te ndodhe keshtu. Ne nje nga vendimet e Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se me 29 qershor u tha se ky kampionat do te niste me 11 shtator dhe do te perfundonte me 7 maj te vitit te ardhshem.

Ne fakt, kjo data e fillimit eshte e sigurte qe do te kaloje. Jo vetem kaq, por ende nuk dihet se kur do te jete starti dhe per me teper, cilat skuadra do jene pjesmarrese ne kampionatin e ri.

Ka fjale se javen e ardhshme do te hidhet shorti, por deri tani nuk ka ende asnje njoftim zyrtar. Ashtu siç nuk dihet ende se me sa ekipe do te jete ky kampionat. Kjo sepse mendohet te kete nje ndarje te ekipeve te Superliges dhe te Kategorise se Pare.

Ne te Superliges mendohet te jene 6 apo 8 skuadrat me te mira te vendit, te cilat jane pjese e klubeve te Superliges se meshkujve, por nje skeme e tille dp te diskriminonte ekipe si Murlani, Atletik e ndonje tjeter.

FSHF po mundohet te ndjeke nje politike per t’i çuar ekipet e femrave tek ato te meshkuve te Superliges dhe pikerisht per kete arsye, zera te ndryshem thone se Murlani do te perfaqesoje ne sezonin e ri ekipin e Kukesit, ndersa ai i Atletik, klubin e Laçit, por ne fund te fundit çfare vlere ka kjo gje.

Nje ndarje e gabuar e fondeve sezonin e kaluar, beri qe “Juban Danja” te vendose mosmarrjen pjese ne kampionat, nderkohe qe dy ekipe te tjera te njohur dhe madje kampione si Tirana AS apo dhe Kinostudio, thuajse ekzistuan vetem formalisht. Se çfare do te ndodhe me kampionatin e femrave ne sezonin e ri ende nuk eshte e qarte.

Vllaznia, Tirana, Partizani, Apolonia, Teuta, Lushnja dhe Skenderbeu kane ekipe femrash, por keto tre te fundit jane shume shume te dobeta dhe nese do te ishin ata pjese e Superliges dhe te liheshin jashte Murlani, Atletik e ndonje tjeter, do te ishte diçka jo e mire. Federata ka thene se prioritet ne tre vitet e ardhshme do te kete futbollin e femrave, por per momentin duket se nuk e ka gjetur ende formulen e duhur./SHKODRA-SPORT.COM/