Eshte vetem 22 vjeçe dhe ka vendosur te ndermarre nje aventure te re larg Bjellorusise, vendit te saj. E kemi fjalen per volejbollisten Anna Knyzeva e cila luan si pasuese. Shqiperise per te ne fakt nuk ka qene nje vend i panjohur sepse ka qene ketu tre vjet me pare kur ne Tirane u zhvillua Kampionati Europian U19 dhe ajo perfaqesonte kombetaren bjelloruse.

Tashme, me t’i ardhur oferta nga Vllaznia ka thene menjehere “po”. Edhe sepse eshte interesuar dhe ka mesuar se ne krye te saj eshte nje trajner si Besnik Lisha qe punon shume mire dhe sidomos me lojtaret e pozicionit te saj. Anna ndodhet ne Shkoder prej disa kohesh dhe ka filluar te ambjentohet. Ka filluar te mesoje shume gjera per kete qytet, ashtu siç ndjek me shume interes çdo dite lajmet e “Shkodra Sport” siç thote dhe ajo vete.

Bjellorusja simpatike ka pranuar me kenaqesi te flase per gazeten tone per shume gjera, te cilat mund t’i mesoni ne intervisten e saj:


– Anna pershendetje. Si erdhet ne Shqiperi?

Unë kam qenë në Shqipëri në vitin 2018 në Kampionatin Evropian U19, si pjesë e kombëtares së Republikës së Bjellorusisë. Më pëlqeu vendi, ndaj kur mora një ofertë për të luajtur këtu, rashë menjëherë dakord. Ata që ma rekomanduan Vllazninë, më thanë se ajo ka një trajner të mirë që punon shumë me lojtarët e rolit tim. Ppër mua kjo është një përvojë e re dhe interesante.

– Kjo eshte pervoja juaj e pare jashte Bjellorusise?

Po, e para sepse me perpara kam luajtur vetem ne vendin tim.

– Pse te Vllaznia apo ishte skuadra e parë që ju bëri ofertë?

Kam patur edhe oferta te tjera, por siç e thashe une isha e interesuar te punoja me kete trajner (Besnik Lishen, shenimi i redaktorit).


– Dhe cilat jane impresionet tuaja te para per kete skuader?

Një ekip i ri, niveli i tij është i ndryshëm nga ekipet e kampionatit tonë. E rendesishme do të jetë të rritemi së bashku dhe të arrijmë rezultate. Ne u kënaqëm me miqësinë dhe mikëpritjen si të vajzave ashtu edhe të stafit teknik qe na kane bere një pritje kaq te ngrohtë.

– Po pershtypjet tuaja te para per Shkodren si qytet?

Një qytet i bukur, komod, megjithëse njohja ime me të është e kufizuar në vetëm disa rrugë dhe një kala.

– Në Shkodër presin titullin kampion nga Vllaznia. A do të jetë në gjendje ta arrijë këtë?

Është e vështirë të parashikosh diçka pa parë skuadrat e tjera, pa e ditur kampionatin në tërësi, por asgjë nuk është e pamundur. Ne po punojmë dhe do të bëjmë gjithçka që varet nga ne për të marrë titullin kampion.

– A ka mësuar Anna ndonjë fjalë shqipe deri tani?

Për mua gjuha është shumë e vështirë, por kam mësuar nja dy-tre fjalë deri tani, përshëndetje, faleminderit, mirë.


– Mendon të qëndrosh gjatë në Shkodër apo varet nga projekti i klubit?

Nuk më pëlqen të mendoj përpara. Vitet e fundit kaq shumë ka ndodhur në botë sa është e vështirë të jesh 100% i sigurt për diçka.

– Cila është gjëja që ju bën më shumë përshtypje në Shkodër këto ditë?

Jo vetëm qyteti, më ka pëlqyer Parku Kombëtar i Thethit qe e kam vizituar, nje bukuri shume e madhe.

– A keni filluar të pëlqeni ndonjë nga ushqimet këtu?

Po me pelqejne shume embelsirat, por nuk jam indiferente as ndaj akulloreve.
Intervistoi: Gjergj KOLA