Tre mungesa pritet të ketë Vllaznia në përballjen ndaj Egnatias për llogari të javës së katërt të Abissnet Superiore. Kështu, bëhet fjalë për tre titullarët e mesfushës, Liridon Latifi, Herald Marku dhe Esin Hakaj.

I pari u detyrua të largohet nga fusha e lojës përpara kohe në ndeshjen e javës së dytë ndaj Kukësit si rezultat i dëmtimit të marrë në këmbë, e po ashtu edhe i dyti, ndërsa i treti do të mungojë për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen me Tiranën.

Në pritje të ndeshjes me Egnatian, nga ana tjetër, Vllaznia mendohet të ketë pak ndryshime në formacion, në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Tiranës. Megjithatë, trajneri i shkodranëve Mirel Josa në seancën e sotshme, e cila ishte të edhe e fundit në prag të ndeshjes ndaj rrogozhinasve, mund të përcaktojë 11-shen e tij që do të hedhë në fushën e lojës.

E rendesishme eshte qe ne fushe lojtaret te tregojne grinten dhe deshiren e duhur per fitore dhe nese ndodh kjo, atehere padyshim qe rezultati pozitiv nuk do te mungoje as ne ndeshjen e rradhes, te vlefshme per javen e katert te kampionatit.
Maringlen ZHIVANI