Vllaznia e volejbollit te meshkujve po i jep doren e fundit pergatitjeve per ndeshjet e Kupes se Federates te cilat do te zhvillohen ne javen e trete te shtatorit. Nje kompeticion i cili nuk ka rendesine e kampionatit dhe Kupes se Shqiperise, por ne fund te fundit eshte nje trofe dhe shkodranet do futen ne gare per ta fituar.

Por duhet thene se skuadra e drejtuar nga trajneret Artan Kalaja dhe Ermal Kraja po vuan nga viti ne vit largimet e lojtareve. “Shkodra Sport” ka raportuar ditet e fundit per largimin nga ekipi te dy lojtareve te rinj te talentuar, Aron Dibra dhe Arsen Vjerdha.

Po cila do te jete perberja e ekipit te Vllaznise ne sezonin e ri? Gazeta meson edhe listen e federimit qe drejtuesit e shoqates kane depozituar tashme ne Federate dhe ne kete liste jane 11 volejbolliste.

Kuptohet qe ne krye te saj eshte kapiteni dhe lojtari me veteran i ekipit, Nikolin Qafarena, per te vazhduar me Endri Juknin, Fatjon Çekinin dhe Ardit Taflajn. Kjo eshte katershja e lojtareve me pervoje ndersa pjesa tjeter jane kryesisht te gjithe lojtare te rinj.

Ne listen e federimit te Vllaznise ka vend edhe per Gilman Talanin, Gersi Jula, Visar Lleshi, Enid Doniku, Esmirald Peraj, Gentian Curraj dhe Mario Lugaj. Me kete perberje dyshja e trajnereve Kalaja- Kraja do te mundohet te beje me te miren duke filluar nga ndeshjet e Kupes se Federates, por kuptohet qe do te jete e veshtire.

Perballe ekipeve te tjera qe grumbullohen lojtare si nga kampionati shqiptar por edhe te huaj, Vllaznia me largime çdo vit po ben maksimumin dhe sigurisht qe edhe pritshmerite nuk duhen te jene te medha./SHKODRA-SPORT.COM/