Armando Broja shënon për Viteshen në kampionat. Sulmuesi i Shqipërisë ka shënuar golin e dytë të tij me fanellën e Viteshes, në kampionat, që nga afrimi te kjo skuadër.

19-vjeçari i ka dhënë avantazhin ekipit të tij ndaj Den Hag në minutën e 32’. Sulmuesi përfiton pas një topi të mbetur në zonë dhe duke e gjuajtur fortë dërgon atë në fundin e rrjetës.

Broja luan sot ndeshjen e tij të parë si titullar te Viteshe dhe nuk e ka zhgënjyer trajnerin për zgjedhjen e bërë, duke ia shpërblyer me gol.

Kujtojmë se Broja ka kaluar te Viteshe për një sezon në formën e huazimit nga Çelsi, në mënyrë që të ketë sa më shumë minuta në dispozicion.