Eshte rritur ne duart e tij, ka provuar me te suksesin me te madh te jetes se tij, ate te shpalljes kampion Europe dhe nga sot do ta vuaje shume mungesen e ketij kollosi.

Atleti Izmir Smajlaj permes nje postimi ne rrjetet sociale ka shprehur keqardhjen per ndarjen nga jeta te trajnerit Vildan Tufi teksa shkruan:

“Nje lajm i trishte per mua sot, per ndarjen nga jeta e trajnerit tim te dashur Vildan Tufit.

Njeriu i cili me mesoj e me rriti me frymen e te qenurit talent ne atletike, ai i cili besoj te une edhe ne ditet me te veshtira, ai qe me beri Kampion Europe e me dha medaljen e pare te arte ne historine shqiptare.

Do ta ndjej mungesen tende cdo dite, do me mungojne keshillat e tua te sportit e jetes, e do me mungojne te qeshurat tona pasi per mua nuk ishe vetem trajner e mesues!

Je dhe do jesh i paharruar perjete!

Lamtumire profi jem!”