Luan zakonisht ne mesfushe qe eshte edhe reparti i tij i preferuar, por dje beri edhe mbrojtesin. Herald Markut iu besua nje vend ne formacionin ne perballjen ndaj Teutes dhe ndonese jo ne pozicionin e tij te zakonshem, ai serish beri mire dhe mori edhe pergezimet e trajnerit Jonuz pas takimit.
Jo vetem kaq, por portali “vipsport” e ka vendosur edhe ne formacionin me te mire te javes se katert te Kategorise Superiore. Nje motiv me shume qe ai te vazhdoje te beje mire edhe ne te ardhmen.
Por bashke me kete lajm, vjen edhe nje tjeter shume i mire. Herald Marku ne baze te te dhenave qe mund te gjesh ne internet per te, meson se vendlindjen e ka ne Laç dhe shumekush ka menduar se eshte nga ky qytet por qe prej vitesh jeton ne Tirane.
Ne fakt nuk eshte keshtu: Herald Marku eshte nga Shkodra. Nje gje te tille e ka pohuar per “Shkodra Sport” vete lojtari, i cili ka konfirmuar faktin se ka lindur ne Laç, vend ku familja e tij ka jetuar per pak kohe, megjithate origjina e tij eshte nga Shkodra.
Kjo do te thote se tek Vllaznia ka edhe nje shkodran tashme me shume, nje arsye me teper kjo qe 23 vjeçari te jape me te miren per kete skuader, ashtu siç beri edhe ndaj Teutes.
www.shkodrasport.com