Pas nje periudhe njemujore, dy prej elementeve me te rendesishem te Vllaznise, mbrojtesi Aleksandar Isaevski dhe mesfushori Herald Marku u rikthyen dje te luajne per te.

Ne ndeshjen e kupes ndaj Kastriotit ata kane qene ne fushe nga minuta e pare dhe u munduan te japin me te miren e tyre, ndonese u pa qarte se kjo periudhe larg skuadres, ka patur ndikim ne formen e tyre sportive.

Megjithate stafi teknik eshte duke bere planet qe keta dy lojtare te jene ne fushe si titullare edhe ne ndeshjen e rradhes, ate qe Vllaznia do te luaje te dielen ne Kamez ndaj Kastriotit.

Me aktivizimin e Isaevskit ne krahun e majte te mbrojtjes rregullohen jo pak gjera, por nderkohe me se shumti ne kampin shkodran jane per rikthimin e Markut. Kjo ngaqe per ndeshjen e rradhes do te mungojne dy mesfushoret e tjere te qendres dhe per kete arsye, ai do ta kompesoje sadopak mospranine e tij ne fushe te Krymit dhe Jonuzit.

Vllaznia e ka te detyruar te mos dale pa pike nga Kamza, madje synimi do te jete marrja e tre pikeve sepse vetem ne kete menyre mund te mos i largohet ekipeve te tjera pretendente per titull./SHKODRA-SPORT.COM/