Tek Akademia Vllaznia puna vijon çdo dite me te njejtin ritem dhe sivjet duket se shume gjera jane permiresuar. Drejtuesit e rinj kane permiresuar kushtet e stervitjes, bazen materiale dhe çdo gje tjeter qe ka te beje me funksionimin e ketyre ekipeve.

Risite e ndodhura i ka bere te ditura edhe njeri prej pjestareve te saj, pikerisht kordinatori Astrit Prençi qe mban njekohesisht edhe postin e trajnerit te ekipit U13 te kesaj Akademie. Me poshte ndiqni intervisten me te


– Prençi, per here te pare ekipi U13 i Akademisw Vllaznnia luan ne Superlige. Si trajneri i ekipit si po zhvillohet ky sezon i pare?

Kampionati Kombetar per U13 eshte eksperimentuar sivjet per here te pare nga FSHF, pasi vjet kjo moshe ka luajtur ne kampionat rajonal. Shume lojtare i kemi me te vegjel se kjo moshe por pavaresisht kesaj ata po bejne paraqitje shume te mire, duke garantuar vazhdimesine qe vitin tjeter te jene ne nivel me te mire kur te luajne me moshataret e vet.

Ne i kushtojme rendesi talentit te sportisteve tane dhe jo rezultatit. Ne kete moshe ka rendesi qe lojtarit ti gjejme pozicionin natyral ne fushe, pra evidentimin e pozicionit aty ku lojtari ka prirje, (ne mbrojtje, mesfushe apo sulm) pasi kampionati i U11 prej nga vijne lojtaret zhvillohet ne fushe me permasa te vogla (kalceto), ndersa kampionati i U13 ne fushe me te madhe(3/4 e saj).

Akademia jone ka eksperience pune ne zhvillimin e moshave pasi une dhe Brikeno Bizi, jemi trajnere te Akademise Vllaznia por edhe trajnere te Kombetareve Rajonale te Veriut te moshave U15 dhe U13.

Sivjet nga Klubi jemi furnizuar me baze materiale te re atletike,(qe e kemi patur me mungesa),ka sherbim me 3 mjeke prezent ne stervitje dhe ne cdo ndeshje (vjet Akademia kishte 1 mjek per te gjitha ekipet), paguhet nga Klubi ambulance prezente ne cdo ndeshje, si edhe transporti per ekipet U13, U15, U17 dhe U19 ne rrethe.

Nderkohe qe ne vitet e meparshme shpesh uniformat jane blere nga lojtaret ose jane perdorur te vjetrat, kete vit lojtaret tane jane pajisur me uniforma te reja, si edhe jane kompletuar me uniforma edhe stafi i trajnereve, mjekeve, etj, sepse prezantimi ka rendesine e vet per nje ekip futbolli.

Dua ate sqaroj se e kemi filluar sezonin me 5 lojtare tek ekipi U13, pasi edhe ecuria e Ekipit te Pare duke luajtur cdo vit per mbijetese ne Superiore ka ndikuar ne besimin e publikut per te rregjistruar femijet ne Akademine Vllaznia. Kete vit me afrimin e Sponsorit Alban Xhaferi, dhe me organizimin e Akademise nga Drejtori i Akademise Arben Maliqi, u rrit interesi dhe si pasoje kemi patur fluks rregjistrimesh.


– Ju jeni emeruar njekohesisht edhe Kordinator i Akademise Vllaznia? Cili eshte funksioni qe kryen Kordinatori ne Klub?

Drejtuesit e rinj e kane kuptuar me se miri rendesine qe ka Akademia ne nje Klub futbolli dhe kane ardhur me projekt konkret per Akademine. Nga Drejtori i Akademise eshte bere qe ne fillim te sezonit riorganizimi i stafit te Akademise me pozicione dhe detyra sipas modelit te Akademive profesioniste dhe pozicioni i Kordinatorit eshte krijuar per here te pare kete vit. Ne fakt deri vjet organika e Akademise nuk perfshinte as pozicionin e Drejtorit te Akademise duke ia lene ne dore kete pozicion pune Administratorit te Klubit.

Roli i Kordinatorit konsiston ne funksionimin sa me te mire te ekipeve zinxhir te Akademise nga mosha U9 deri U19. Kordinatori i sugjeron trajnereve te Akademise (sipas nevojave te trajnereve te cdo ekipi te Akademise) per lojtare cilesore te cilet duhet te afrohen prane Akademise Vllaznia gjate vitit.

Ne nje fare menyre Kordinatori kryen dhe organizon merkaton per lojtaret e Akademise. Kemi bere fushate marketingu dhe rregjistrimesh ne shtator dhe ne janar dhe jemi te hapur perseri per femije te qytetit e fshatit qe duan te behen pjese e KF Vllaznia. Risi kete vit eshte qe lojtaret cilesore me probleme ekonomike, si edhe ata lojtare qe luajne ndeshje zyrtare me Kombetaren e Shqiperise, trajtohen pa pagese nga Akademia Vllaznia.

Per here te pare kete sezon kemi krijuar komision per seleksionimin e lojtareve te Akademise, pasi ka patur shume kerkesa per testim dhe jane perzgjedhur lojtaret me te mire duke perfshire ne testim edhe ata qe kane ardhur nga Akademi te tjera.

Çdo ekip i Akademise tone ka 2 trajnere, gjithashtu ne organiken e Akademise jane punesuar kete vit 2 trajnere atletike dhe 2 trajnere portierash (nga 1 trajner qe ishin vjet) te cilet punojne me ekipet nga U9-U19. Plani stervitor qe kryen secili trajner dokumentohet me shkrim cdo jave dhe arshivohet ne Klub, ky plan stervitor eshte ne dispozicion te Drejtorit Teknik te KF Vllaznia.

Ne çdo stervitje merret listprezenca e lojtareve nga trajneret, qe disiplina dhe serioziteti i lojtareve te ngulitet qe ne moshe te vogel. Ecuria e lojtareve te Akademise analizohet dhe monitorohet cdo jave nga stafi drejtues i Akademise, Drejtori i Akademise z.Arben Maliqi, nga une si Kordinator, dhe specialisti teknik i Akademise z.Alban Neziri. Psh. kemi sugjeruar tek Drejtori Teknik z, Matko Djarmati lojtare cilesore te U19 (te cilet ai i ka ndjekur edhe vete ne ndeshje) dhe ne fakt ka patur edhe grumbullim tek Ekipi i Pare nga trajneri Brdariç.

Si Kordinator i Akademise Vllaznia, kam detyre gjithashtu per te perfaqesuar dhe shoqeruar ekipet U13 dhe U15 ne ndeshjet e Kampionatit brenda dhe ne transferte, pasi ne baze te kalendarit keto ekipe i zhvillojne ndeshjet ne te njejten dite. Cdo 15 dite takohemi dhe diskutojme se bashku me Drejtorin e Akademise z.Maliqi dhe Sponsorin e KF Vllaznia z. Xhaferi, per problematikat dhe ecurine e punes.

– FSHF ju ka caktuar edhe trajner te Kombetares Rajonale te Veriut U15, si perzgjidhen elementet per kete Kombetare?

-Sic e thashe me lart ne rolin e Kordinatorit une jam edhe shoqerues i ekipit Vllaznia U15 si detyre e ngarkuar nga KF Vllaznia. Kjo me jep mundesi te ndjek cdo ndeshje te Kampionatit U15 dhe te vezhgoj nga afer edhe lojtare nga ekipet e tjera. Te gjithe ata lojtare qe e meritojne fanelen e Kombetares pavaresisht se nuk jane pjese e Vllaznise, i kemi grumbulluar dhe ia kemi relatuar FSHF qe t’i kete ne fokus te saj si futbolliste te se ardhmes per rajonin e Veriut.