Ndeshja çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Partizanit solli shumë polemika për arbitrimin e gjyqtarit Kridens Meta. Ata që u kualifikuan ishin kurbinasit duke u treguar më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën pa gola. Por, gjatë lojës së luajtur, ishin kryeqytetasit ata që patën shumë pretendime dhe kërkuan në tre raste penallti.

Gjithsesi, kryesori Meta nuk gjykoi asnjë prej tyre si ndërhyrje të parregullt, edhe pse pamjet ishin të qarta. Sot, ka pasur edhe një reagim nga ana e ish-gjyqtarit Lorenc Jemini, i cili për Sport Time theksoi se rasti i parë me Çinarin ishte 100% penallti dhe arbitri nuk donte ta jepte pasi nuk mund të justifikohet ndryshe. Ndër të tjera, Jemini shton se pas asaj ndërhyrje dhe mosakordimit të faullit, ndërroi stacionin për të ndjekur tenis.

Kridens Meta ka qenë gjyqtar në sfidën e kampionatit që u mbyll 1-1. Ne kemi thënë që kjo ndeshje ishte një nga më të mirat dhe gjyqtari e mbajti drejtë sfidën”.

Rasti Ingnjatoviç-Çinari? “Është 100% penallti. Ju mendoni se ka nevojë për VAR ky rast?!

Rasti Ignjatoviç-Murataj? “Edhe kjo është penallti për Partizanin”.

Rasti Musta-Çinari? “Ka elemente penalltie edhe pse lojtari i Laçit prek topin e më pas këmbën e lojtarit të Partizanit. Është penallti edhe ky rast”.

Rasti për penallti në favor të Laçit? “Edhe ky rast është penallti në favor të Laçit. Po e shikoja ndeshjen në televizor dhe sa pashë rastin e parë e ndërrova stacionin e po shikoja tenis pasi nëse nuk jepet kjo penallti nuk mund të japë asnjë penallti tjetër.

Nuk ka gjyqtar që nuk e njeh rregulloren dhe nuk e shikon këtë rast. Ky arbitër nuk donte ta jepte këtë penallti dhe pikë. Arsyen se përse nuk donte ta jepte e di vetëm ai këtë gjë” u shpreh Jemini. /VipSport/