Mbrëmjen e sotme kombëtarja shqiptare do të përballet në Izrael me kombëtaren vendase në ndeshjen e rradhës eliminatore për Kupën e Botës. Trajneri De Biazi ka probleme me mungesat e disa titullarëve por ai ka premtuar se do të tentojë fitoren “për të marrë hak” për humbjen 0-3 në Elbasan ndaj kësaj skuadre. Në formacionin që pritet të hedhë në fushë ai, Elseid Hysaj është i vetmi shkodran i pranishëm në të.
Siç dihet sulmuesi Balaj është i dëmtuar dhe nuk është grumbulluar për këtë ndeshje. Por Hysaj përveçse i vetmi shkodran në fushë, pritet të jetë edhe kapiteni i ekipit ashtu si në miqësoren e para pak ditëve ndaj Luksemburgut. Ky kuptohet që është një privilegj për këtë futbollist por në fakt e ka justifikuar në mënyrën më të mirë të mundshme sepse kemi të bëjmë me një futbollist që luan me sukses në Serinë A me Napolin dhe madje është futbollisti më i shtrenjtë aktualisht i kombëtares tonë.
© shkodrasport.com