Vllaznia është skuadra nga e cila janë larguar disa emra të rëndësishëm lojtarësh. Mes tyre edhe Herald Marku. Emri i 27-vjeçarit ka përfunduar në kryeqytet, aty ku Dinamo tenton transferimin e tij.

Blutë e shikojnë mesfushorin shumë të rëndësishëm për skemat e Dritan Mehmetit dhe dëshirojnë që ta vënë nën urdhrat e tij sipas shtypit të shkruar.

Marku me Vllazninë në sezonin që u mbyll zhvilloi 35 ndeshje, ku arriti të shënonte edhe 7 gola, ndërsa dhuroi edhe 2 asiste duke qenë një lider për kuqeblutë.

Drejtuesit shkodrane ne fakt i ofruan rinovimin e kontrates, por ai preferoi te mos qendronte me te Vllaznia dhe si rrjedhoje tashme do te shohe opsionet e tjera per te ardhmen e tij, por me shume mundesi nuk do largohet nga kryeqyteti.