Herald Marku është pjesë e skuadrës së Vllaznisë, që në këtë sezon po udhëheq bindshëm Kategorinë Superiore. Mesfushori kuqeblu, në një prononcim për “Rubrika Sportive” në RTSH, ka theksuar se fitorja e fundit i ka ndihmuar shumë nga ana psikologjike.

“Fitorja me Kukësin na ka ndihmuar shumë psikologjikisht. Fituam përballë një kundërshtari të fortë. Jemi rritur pas çdo fitorja që kemi arritur”.

“Kishim dy mungesa, që po kalojnë një formë mjaft të mirë dhe na penguin disi. Por edhe lojtarët e tjerë e bënë mirë detyrën e tyre. Pavarësisht fitoreve, duke mundur kundërshtarë direkt, dua të them se kemi akoma një rrugë të gjatë”.

“Trajneri? Jep një mënyrë taktike shumë të strukturuar. Unë personalisht jam më i lirë për të goditur portën, gjithashtu për të shërbyer edhe për shokët.

Jam i surprizuar po dhe i kënaqur me këtë që po bëjmë. Jemi një grup i bashkuar, me lojtarë shumë të mirë, është krijuar një atmosferë shumë e mirë. Urojmë të vazhdojmë kështu”.