Paraqitjet e tij me Kastriotin në sezonin që sapo u mbyll, kanë bindur drejtuesit e Vllaznisë t’i bëjnë një ofertë dhe më pas të firmosin me mesfushorin Herald Marku.

Laçiani i rritur tek Akademia e Partizanit, ka luajtur më pas me Tërbunin para se të kalonte në Gjermani tek Ludëigsfelde. Më pas, u rikthye sërish në Shqipëri tek Kastrioti ku spikati me performancën e tij dhe sot ndërkohë është futbollist i Vllaznisë.

“Për mua është kënaqësi shumë e madhe që tashmë jam pjesë e Vllaznisë, duke pasë parasysh emrin shumë të madh që ka kjo skuadër. Unë premtoj që do të jap më të mirën dhe maksimumin nga vetja ime për të kontribuar sadopak për ekipin e Vllaznisë”- janë fjalët e para të Markut si kuqeblu.

Ndërkohë i pyetur se çfarë pret nga skuadra e tij e re në sezonin që nis muajin e ardhshëm, Herald Marku përgjigjet: “Patjetër që presim një Vllazni ndryshe në sezonin e ri, me objektiva të tjera dhe shpresojmë që t’i përmbushim ato”.
© shkodrasport.com