Lajme të mira për basketbollin shkodran. Vllaznia e meshkujve jo vetëm që pritet të rikthehet sërish në elitë por po synon edhe më tej.
Presidenti Alban Xhaferi dhe stafi i tij janë duke menduar pjesmarrjen në Ligën Ballkanike që në këtë sezon.

Ata kanë folur me drejtuesit e BIBL (Ligës Ballkanike) dhe janë aktualisht në proces rregjistrimi, megjithatë gjërat duken në rrugë të mbarë. Marrëveshja përfundimtare ende nuk është arritur megjithatë po shkon drejt konkretizimit.

Një pjesmarrje e tillë do të ishte diçka shumë pozitive sepse do t’i motivonte edhe me shumë drejtuesit kuqeblu për të ndërtuar një ekip pretendent jo vetëm për këtë kompeticion por edhe për sezonin e ardhshëm të basketbollit shqiptar.

Gjërat duket se kanë nisur mirë dhe projektet po hartohen çdo ditë ndërsa tashmë ka mbetur vetëm kompletimi i skuadrës me lojtarë cilësorë dhe bisedimet për këtë vazhdojnë çdo ditë.
© shkodrasport.com