Paraqitja e mirë e çiklistëve të Vllaznisë ka vijuar edhe në garën e dytë të kampionatit kombëtar, atë të rezistencës. Edhe në të, ashtu si një ditë më parë në garën e kronometrit individual, sërish kanë qenë katër sportistë të ekipit shkodran që janë ngjitur në podium duke treguar edhe njëherë tjetër se vazhdojnë të dominojnë në këtë sport.

Gara e kategorisë së kadetëve dhe juniorëve është zhvilluar sëbashku dhe ka patur itinterarin nga Tirana në Elbasan e kthim, 72 kilometra e gjatë. Në kategorinë e juniorëve ka spikatur sërish çiklisti I Vllaznisë Defrim Dholla I cili është shpallur sërish fitues I vendit të parë dhe duke kompletuar kështu titullin e dytë kampion për vitin 2019.

Ndërsa në kategorinë e kadetëve supriza ka qenë 14 vjeçari Servet Kastrati I cili ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe është renditur në vendin e tretë. Padyshim që ky është një sukses për këtë sportist me shumë të ardhme, I cili vetëm në garën e dytë të tij që merr pjesë, arrin të ngjitet në podiumin e garës më të rëndësishme kombëtare të vitit.

Ndërkohë gara e kategorisë U23 dhe ajo Elitë janë zhvilluar sëbashku dhe ka patur itinerarin Tiranë- Lushnjë- Krrabë, 160 kilometra e gjatë. Dy çiklistët e Vllaznisë, Bruno dhe Marçelo Kola, ashtu si një ditë më parë në kronometrin individual, edhe këtë herë kanë ndarë vendin e dytë dhe të tretë të renditjes ndërsa në të parin është renditur çiklisti Kliti Jaku që stërvitet në Itali.

Në garën e Elitës ndërkohë fitues është shpallur I mirënjohuri Ylber Sefa. Kampionati kombëtar I këtij viti në këtë mënyrë është mbyllur me suksesin e çiklistëve shkodranë të cilët në dy garat e tij janë ngjitur plot 8 herë në podium.
© shkodrasport.com