Brazili ka mundur Italine ne finale dhe eshte shpallur kampion bote ne futbollin e plazhit. Ndeshja finale e zhvilluar ne Dubai eshte fituar nga verdhejeshilet me rezultatin 6-4.

Per Brazilin ky ishte titulli i gjashte kampion ne historine e tyre, çka tregon se mbeten serish ne elite edhe per kete lloj futbolli. Nje sukses i merituar i djemve te ketij ekipi, te drejtuar nga trajneri Del Duca.

Nga ana tjeter të kaltërit mbeten ende të thatë pas finaleve të humbura në 2008 (përsëri kundër amerikano-jugorëve) dhe në 2019 (kundër Portugalisë) duke humbur ne kete menyre finalen e trete ne historine e kampionateve boterore.

Kampionët në fuqi të Evropës kthehen nga Emiratet e Bashkuara Arabe me ngushëllimin se kanë bërë një hap tjetër rritjeje në skenën ndërkombëtare të plazheve pas fitimit të Kampionatit Evropian shtatorin e kaluar.