Po luan sezonin e tij te dyte me Vllaznine dhe eshte shnderruar ne nje element shume te rendesishem te saj. Herald Marku ka provuar te luaje ne disa pozicione, por tashme ne rolin e mesfushorit te qendres po jep me te miren e tij.

Ka shenuar dy gola ne ndeshjen ndaj Tiranes dhe ishte prane te tretin ne sfiden ndaj Bylisit me ate “predhe” qe tronditi traversen dhe me siguri qe do te shenoje serish ne te ardhmen.

Ai ka qene i ftuar ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa ku ka folur per shume gjera dhe natyrisht edhe per sfiden e neserme me Kastriotia po dhe objektivat e skuadres. I ngacmuar nese si shkodran po ndjen edhe me shume pergjegjesi per te bere mire, ai eshte pergjigjur:

“Une jam me origjine nga Shkodra, kete besoj e dine te gjithe. Kudo ku kam luajtur, jam munduar te jap me te miren time, por tek Vllaznia, duke qene edhe shkodran, e ndjej me shume fanellen e kesaj skuadre dhe eshte nje arsye me shume per te”.

I pyetur ne lidhje me shanset e Vllaznise per te dale e fituar ne ndeshjen e neserme ndaj Kastriotit, mesfushori i kuqebluve eshte shprehur:

“Ne fushe do te futemi per te bere me te miren, por futbolli i njeh te tre rezultatet. Nuk mund te bej nje parashikim konkret per kete ndeshje, por di te them se do te luftojme shume dhe do te bejme maksimumin per te dale me fitore nga kjo ndeshje, pastaj per pjesen tjeter do ia leme fushes.

Kemi disa mungesa edhe ne kete ndeshje, pasi atyre te meparshmeve u eshte shtuar edhe Adili qe eshte nje pikat tona me te forta, por besoj se Vllaznia ka nje kontigjent te mjaftueshem lojtaresh per ta zevendesuar ate ashtu si duhet”.

Sa i takon objektivave te ekipit per kete sezon, mesfushori Marku eshte shprehur: “Ne fillim na eshte thene se objektivi do te jete futja ne zonen e Kupave te Europes, por nga sa kemi pare e degjuar drejtuesit tane kohet e fundit neper deklaratat e dhena, pretendimet kane ardhur duke u rritur dhe padyshim qe do te bejme me te miren per ta arritur ate”./SHKODRA-SPORT.COM/