Një nga lojtarët e kërkuar nga drejtuesit e rinj të Vllaznisë në basketboll ka qenë edhe shtatëlarti Herion Faslija. Lojtari që luan në pozicionin qendër, në fillim të këtij sezoni ka kaluar tek ekipi “Goga Basket”.

Por shkodranët duan ta kenë në rradhët e tyre dhe ia kanë bërë një kërkesë të tillë atij. Nga sa mësohet, lojtari e ka studiuar një ofertë të tillë dhe më pas ka marrë vendim të cilin ua ka bërë të ditur edhe drejtuesve të Vllaznisë.

Faslija ka vendosur që ta vazhdojë karrierën e tij me ekipin aktual dhe të mos kthehet për momentin në Shkodër. Drejtuesit shkodranë e kanë mirëkuptuar dhe i kanë uruar suksese në karrierën e tij.

Në këtë mënyrë, tashmë atyre u duhet të shohin për ndonjë alternativë tjetër sepse kanë shumë nevojë për një lojtar që luan në këtë pozicion. Drejtori teknik Halili e ka bërë të qartë se bisedimet vazhdojnë me disa basketbollistë dhe mbetet për t’u parë se me cilin do bien dakord.
© shkodrasport.com