Nesër do të zhvillohet tubimi i organizuar nga presidenti Ilir Meta. Në fokus të këtij tubimi do të jetë mbrojtja e Kushtetutës, teksa shumë figura të njohura nga bota e sportit kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Veç boksierit Christian Demaj, edhe Ballist Morina ka shprehur sot mbështetje duke i bërë thirrje shqiptarëve.
Ai do të kujtohet gjithmonë për dronin me flamurin e Shqipërisë etnike që fluturoi mbi stadiumin e Beogradit, teksa luhej ndeshja Serbi-Shqipëri. “Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më 2 mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.
Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik”, shprehet Morina./newsport/