Mbrojtësi Dritan Smajli është i vetmi futbollist i ekipit të Vllaznisë që ka fituar një vend në anketën e “11-shes më të mirë të fazës së parë” të kampionatit. Kjo anketë është organizuar nga gazeta “Sport Ekspres”. Ajo ka marrë mendimet 3 trajnerëve të 13 skuadrave të Superligës (nuk ka votuar vetëm Rubio i Flamurtarit). Ai është vlerësuar si mbrojtësi i djathtë më i mirë teksa fituesit e tjerë kanë qenë:

Shehi (Skënderbeu), Dushku (Tirana), Gvozdenoviç (Skënderbeu), Arapi (Skënderbeu), Orelesi (Skënderbeu), Vucaj (Laçi), Muzaka (Flamurtari), G. Lika (Tirana), Plaku (Skënderbeu) dhe Pejiç (Skënderbeu). Siç shikohet si fitues në këtë anketë janë edhe dy shkodranët Vucaj e G. Lika, çka tregon se ata janë më të mirët e Superligës. Smajli ndërkohë ka marrë vlerësimet e trajnerëve të Tiranës, Vllaznisë, Shkumbinit, Kukësit, Laçit, Apolonisë, Kastriotit dhe Luftëtarit. Pra për të kanë votuar 8 nga 13 trajnerët. Ky është një vlerësim shumë i madh për të. Përveç Smajlit, nga një votë në këtë anketë ka marrë edhe Osmani (ka votuar trajneri i Tomorit për të) Dragoi dhe Vujadinoviç (ka votuar për to Edi Martini i LUftëtarit). Ajo që të bën përshtypje është se trajneri aktual i Vllaznisë Shpëtim Duro, në 11-shen e tij ka vënë vetëm Smajlin. Paksa e habitshme kur Vujadinoviç të paktën cilësohet ndër portierët më të mirë të kampionatit dhe po ashtu, edhe Dragoin e ka vlerësuar jashtëzakonisht shumë por… jo për anketë. Duro duket se ka ende nostalgji për SKënderbeun teksa në 11-shen e tij ka votuar plot 7 futbollistë të tij, dy nga Tirana, një nga Flamurtari dhe Smajlin pra nga Vllaznia. Në 11-shen e tij nuk ka patur vend as për Osmanin e Beqirin, që i ka cilësuar ndër mbrojtësit më të mirë në Shqipëri.

www.shkodrasport.com