Vjet ishin pjesë e Vllaznisë ndërsa sivjet kanë zgjedhur të përfaqësojnë Erzenin e Shijakut dhe duket se nuk janë penduar. E kemi fjalën për volejbollistët shkodranë Gledis Lloshi (Dibra) Marjan Gjoklaj si dhe malazezin Vuk Medenica.

Me Erzenin ata janë duke bërë një paraqitje shumë të mirë në kampionat teksa renditen në vendin e parë dhe janë pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion, por jo vetëm kaq. Dy ditë më parë, me ekipin shijakas kanë luajtur ndeshjen e parë në “Challenge Cup” dhe sonte do të luajnë edhe ndeshjen e dytë ndaj një ekipi të njohur italian POëERVOLLEY MILANO.

Ndonëse janë munduar të rezistojnë, shijakasit e kanë patur të pamundur të rezistojnë ndaj këtij ekipi që është ndër pretedentët kryesorë për fitimin e këtij trofeu europian.

Megjithatë përballja me një ekip të tillë që ka në përbërje lojtarë të kalibrit europian, padyshim që është një eksperiencë e shkëlqyer për shkodranët Lloshi e Gjoklaj dhe sigurisht që do t’i ndihmojë edhe në karrierën e tyre të mëtejshme.
© shkodrasport.com