Opinion nga Aleksander Kaçi

Vllaznia e sivjetme po ecën mirë dhe nëse po ndodh kështu, kjo ka disa arsye. Së pari, blerjet e këtij viti po rezultojnë shumë të suksesshme. E kam fjalën për blerjet e Vujadinoviçit, Rajoviçit dhe Bushiçit, të cilët me lojërat që kanë zhvilluar, kanë fituar zemrat e gjithë tifozërisë shkodrane. Për këto bjerje, natyrisht kanë meritë e duhet të përgëzohen drejtori sportiv z.Grima e drejtori administrativ z.Gjyrezi!

Po kështu, ideja që futbollistet e tjere te Vllaznise te jene djem shkodranë, eshte gjithashtu meritë e ketij stafi, çka u rrit detyrimet ketyre djemve te sterviten shume e te sakrifikojne shume per rezultate te mira dhe emrin e madh te vllaznise! Dhe ne fund, respektin ma te madh per stafin teknik te Vllaznise, profesor Canajn, Nikajn e Legaten, që janë shumë punetorë, specialiste shumë cilesor dhe shumë te pergjegjshem per te kontribuar qe emri i madh i Vllaznise te mbetet ne eliten e futbollit shqiptar! Duhet pergezuar dhe Bashkia Shkoder qe po e mbeshtet me më te miren e mundshme Vllaznine financiarisht por dhe me perkujdesje! Ajo që duhet të bëjmë tashmë çdo njëri prej nesh, është të kontribuojmë në mënyra të ndryshme që Vllaznia të mos e lëshojë më vendin e parë në renditje.