Në takimin që nënkryetari I Bashkisë Shkodër Ritvan Troshani ka bërë me administratorin Fatos Gjyrezi dy ditë më parë, mësohet se I ka kërkuar këtij të fundit të llogarisë edhe efektin financiar që do kenë largimet e mundshme nga skuadra të disa futbollistëve. Ndoshta edhe të trajnerit Duro. Të gjithë këta, janë nën kontratë me Vllazninë deri në fund të sezonit dhe prandaj, largimet e tyre kanë edhe ndikimin financiar të ndërprerjes së kontratave. Duke qenë kështu, Gjyrezit tashmë do I duhet të shohë kontratat e atyre që janë piketuar për t’u larguar dhe të shohë edhe penalitetet që mund të vihen ndaj tyre për mosarritjen e objektivave por nga ana tjetër, për të parë edhe detyrimet e klubit në rast të prishjes së kontratave. E gjithë kjo analizë financiare, me siguri që do t’I vihet mbi tavolinë kryebashkiakut Lorenc Luka të enjten dhe më pas do vendoset se çfarë do bëhet me ta. Pikëpyetjet janë dy: kush do jenë zëvendësuesit e këtyre që mund të largohen dhe, sa kushton ky tjetërsim I skuadrës.

www.shkodrasport.com