Ish-mbrojtësi i Partizanit sezonin e kaluar, Filip Gligorov ka surprizuar me të ardhmen, teksa ditën e sotme është prezantuar te skuadra e Ferizajt në kampionatin kosovar të futbollit.

Mbrojtësi maqedonas është një përforcim me vlera për ekipin dardan teksa CV-ja e tij është mjaft e pasur.

Gligorov më parë ka luajtur edhe në Shqipëri me Kukësin, Partizanin dhe Vllazninë ndërsa tani do të provojë edhe kampionatin kosovar.

Lajmi për transferimin e Gligorov te Ferizaj është konfirmuar nga vetë klubi bardheblu nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Kjo është hera e parë që Gligorov do të luajë në futbollin kosovar.