Kuptohet qe fitorja e sotme e ka entuziasmuar pa mase. Ajo erdhi ne nje moment kur Vllaznia nuk po kalonte momente te mira dhe per me teper ne nje ndeshje qe mund te vendoste shume gjera per te ardhmen e skuadres qe ai sponsorizon.
Presidenti Alban Xhaferi ne nje interviste te dhene per “Shkodra Sport” eshte shprehur ne kete menyre ne lidhje me triumfin e pasdites se sotme ne shifrat 2-1 ndaj ekipit te Partizanit, ne stadiumin e ketij te fundit.
“Partizanit ne fakt i kthyem borxhin dhe kjo fitore padyshim qe me gezon sepse e mban skuadren e motivuar sepse pas nje ndeshje te mire me Teuten dhe sot me Partizanin, duhet te punojme per ndeshjen e ardhshme sepse kampionati eshte i gjate dhe na presin sfida shume te veshtira. Fillimi i mbare i ketij viti me nje fitore te tille padyshim qe eshte diçka shume e mire.
Rendesia e fitores se sotme padyshim qe rritet edhe me shume ngaqe kishim disa mungesa te rendesishme, por te mos harrojme se ne ne skuader kemi 24 futbolliste dhe kjo u pa edhe ne ndeshjen e sotme ndaj Partizanit ku lojtaret qe ishin ne fushe dhane me te miren dhe prandaj erdhi edhe suksesi.
Ne kemi objektivat tona dhe sigurisht qe duhet te vazhdojme te fitojme sepse vetem keshtu mund te shkojme drejt realizimit te tyre. Sa i takon merkatos, po bejme me te miren dhe besoj se deri ne fund do te kemi nje goditje te forte”- eshte shprehur presidenti i Vllaznise Alban Xhaferi.
Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin e gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: