Është hedhur sot në 11:00 në ambientet e “Air Albania Stadium” shorti i Kategorisë së Dytë në futbollin shqiptar. Skuadrat që do përballen këtë sezon do jenë të ndara në dy grupe, përkatësisht atë A dhe B.
Në grupin e jugut, ndryshe nga ai I veriut do të jetë një skuadër më pak, pra 13. Kështu, një nga skuadrat do të duhet ta bëjë pushim një javë.
Zyrtarët e FSHF-së, njësoj si me shortin e Kategorisë së Parë, edhe sot nuk kanë përcaktuar asnjë datë për sezonin e ri, teksa kalendari është pa data të caktuara.
Grupi A, java 1
Internacional – Valbona
Tërbuni – Shkumbini
Spartaku – Iliria
Mirdita – Shënkolli
Luzi 2008 – Gramshi
Klosi – Ada
Sopoti – Bulqiza
Grupi B, java 1
Albpetrol – Butrinti
Memaliaj – Naftëtari
Këlcyra – Skrapari
Përmeti – Gramozi
Delvina – Maliqi
Devolli – Tepelena
Labëria (pushim)