Pas shumë pritjesh, më në fund Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur shortin e kampionatit të kategorisë së parë. Mesditën e së hënës në ambjentet e saj dhe në prani edhe të përfaqësuesve të klubeve është mësuar edhe shorti I javës së parë të këtij kampionati, e po ashtu edhe I javëve të tjera të tij.
Në bazë të goglave, Veleçiku I Koplikut do të zhvillojë takimin e parë në fushën “Reshit Rusi” ditën e shtunë. Përballë tij do të jetë Erzeni I Shijakut. Ky është shorti I përballjes së javës të parë të kampionatit për skuadrën e trajnerit Besnik Duli. Nga ana tjetër, edhe Besëlidhja e Lezhës ndeshjen e parë do të luajë në fushën e saj dhe do të presë ekipin e Korabit të Peshkopisë.
Në çiftet e tjera të grupit të Veriut, Kastrioti do të presë Egnatian, po ashtu Tërbuni do të presë në Pukë ekipin e Dinamos ndërsa Shkumbini do të presë në Peqin ekipin e Burrelit. Në Grupin e Veriut konsiderohen disa skuadra pretendente ku më kryesoret duket se do të jenë Kastrioti, Besëlidhja, Dinamo, por edhe Erzeni.
Sakaq, Veleçiku si objektiv ka vetëm qëndrimin në këtë kategori dhe me kontigjentin e lojtarëve që ka në dispozicion, kjo është mëse e mundshme. Megjithatë koplikasit janë të penalizuar nga fakti se asnjë ndeshje nuk do t’I luajnë në qytetin e tyre por takimet si skuadër pritëse edhe në këtë sezon do t’I zhvillojë në fushën “Reshit Rusi” të Shkodrës.
www.shkodrasport.com
JAVA 1 (GRUPI A)
Kastrioti – Egnatia
Besëlidhja – Korabi
Veleçiku – Erzeni
Tërbuni – Dinamo
Shkumbini – Burreli
JAVA 2
Egnatias – Burreli
Dinamo – Shkumbini
Erzeni – Tërbuni
Korabi – Veleçiku
Kastrioti – Besëlidhja
JAVA 3
Besëlidhja – Egnatia
Veleçiku – Kastrioti
Tërbuni – Korabi
Shkumbini – Erzeni
Burreli – Dinamo
JAVA 4
Egnatia – Dinamo
Erzeni – Burreli
Korabi – Shkumbini
Kastrioti – Tërbuni
Besëlidhja – Veleçiku
JAVA 5
Veleçiku – Egnatia
Tërbuni – Besëlidhja
Shkumbini – Kastrioti
Burreli – Korabi
Dinamo – Erzeni
JAVA 6
Egnatia – Erzeni
Korabi – Dinamo
Kastrioti – Burreli
Besëlidhja – Shkumbini
Veleçiku – Tërbuni
JAVA 7
Tërbuni – Dinamo
Shkumbini – Veleçiku
Burreli – Besëlidhja
Dinamo – Kastrioti
Erzeni – Korabi
JAVA 8
Egnatia – Korabi
Kastrioti – Erzeni
Besëlidhja – Dinamo
Veleçiku – Burreli
Tërbuni – Shkumbini
JAVA 9
Shkumbini – Egnatia
Burreli – Tërbuni
Dinamo – Veleçiku
Erzeni – Besëlidhja
Korabi – Kastrioti