Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHidi: Me barazimin ndaj Vllaznisë zbukuruam kampionatit

Hidi: Me barazimin ndaj Vllaznisë zbukuruam kampionatit

Nuk mund të ketë vetëm fitore për Vllazninë këtë sezon. Shkodranët kanë realizuar një kampionat fantastik deri më tani, duke qenë ekipi për tu mundur.

Por seria e fitoreve ka përfunduar sot, teksa Kastrioti i thotë “ndal” kryesuesve në “Loro Boriçi”. Ndeshja është mbyllur me shifrat 0-0, ndërsa në përfundim të saj protagonistët kanë thënë fjalën e tyre për mikrofonin e “Supersport”.

“Kishim ardhur sot për të marrë pikë. Kishim 2 rezultate. Ekipi dha maksimumin, me shumë ndryshime, me shumë djem të rinj. Besoj që barazimi ishte i merituar. Kemi bërë disa gabime ndeshjet e kaluara.

Kemi zhvilluar dy takime shumë të mira si me Tiranë edhe me Teutën. I kemi dominuar, sidomos Tiranën, por fati s’ka qenë me në. Sot ishim më të përqendruar duke parë edhe forcën e Vllaznisë.

Me këtë pikë, pavarësisht se vlen për ekipin tonë, kemi zbukuruar edhe kampionatin. Për mendimin tim po të fitonte Vllaznia çdo gjë do të mbyllej. Sot i kemi dhënë një asist kampionatit shqiptar që të ndiqet deri në fund”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments