Portieri i Kastriotit, Isli Hidi, është i ftuar në emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia në televizionin “News 24”, ku foli për ecurinë e skuadrës së tij, si dhe për triumfin tepër të rëndësishëm në javën e 9-të ndaj Kukësit.

“Kastrioti ka zhvilluar ndeshje shumë të mira, përveç 2 takimeve që është mposhtur. Kemi marrë pikët maksimale. Megjithatë është akoma shumë shpejt. Kemi një grup lojtarësh të rinj që po futen në rritmini e Superiores. Kemi shumë punë për të bërë, të shpresojmë që të mbajmë këtë hap.

Vllaznia është një emër i madh i futbollit shqiptar, gjithmonë ka qenë në elitën e futbollit tonë. Është pozitive që të rikthehet në nivelet e larta. Po merren frytet e ndryshimit të madh. Fati atë ndeshje ishte me Vllazninë. Futbolli është lojë gabimesh. Për 17 minuta na shënuan 2 gola.

Vllaznia është me meritë deri këtu ku është. Ne për atë punë jemi në fushë, unë për të pritur, Bardhi për të shënuar. Kastrioti është ekip i vogël, sapo ka ardhur në Superiore. Dy humbjet që pësuam para Kukësit rëndonin.