Shkëlqim Muça, i ftuari i përhershëm në në studion e Rubrika Sportive në RTSH, ka analizuar gjithçka që ka ndodhur në javën e 9-të të Ligës Superiore. Kuptohet qe eshte ndalur edhe tek ndeshja Laçi- Vllaznia.

“Ishte një ndeshje e barabartë, Vllaznia luajti shumë mirë por dhe Laçi e kërkoi suksesin. Laçi kishte dhe fat, fitoi një ndeshje shumë të rëndësishme. Vllaznia, pavarësisht se e humbi ndeshjen, tregoi personalitet.

Pas nëntë javësh shikojmë një skuadër të shëndoshë, mendoj se do të vazhdojë me këtë ritëm dhe në ndeshjet në vazhdim. Vllaznia mund të avancojë akoma, duke marrë në konsideratë dhe kalendarin, por dejtuesit duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë.

Është Apolonia, është Skënderbeu, por duhet kujdes. Duhet shfrytëzuar, se po arrite të krijohet diferenca, atëherë meret një tjetër ritëm”.