Kapiteni i Teutës, Renato Arapi, nuk e fsheh që skuadrës së tij i ka shkuar për shtat fitorja e Laçit ndaj Vllaznisë.

Në “Rubrika Sportive” ai shpjegoi se kjo hapte edhe më shuëm garën dhe nuk lejonte shkodranët të arratiseshin më shumë dhe i jepnin mundësi ekipeve të tjera t’i afroheshin.

“Nuk e nisëm siç i patëm pretendimet, por në fund jemi aty, nuk jemi larg objektivit për titullin kampion e shpresojmë që të shkojnë si duam ne.

Vllaznia dhe Laçi janë ekipe të mira, aq më tepër Laçi që ka pasur pretendime me blerjet. Me të dy këto ekipe kemi dominuar edhe pse nuk kemi fituar.

Ne na erdhi mirë që fitoi Laçi se bëri mirë që ndali Vllazninë dhe lufta do të jetë më e fortë”, tha Arapi. /vipsport/