Ish-trajneri i Interit, Jurgen Klinsman ka analizuar finalen e Championsit mes Mançester Sitit dhe Interit. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ai deklaroi se:

“Arritja në çerekfinale më dukej tashmë një gjë e mrekullueshme, por kush e priste finalen? Gjëja e mrekullueshme është se tani gjithçka mund të ndodhë. Siti është fenomenal, por duke mos pasur asgjë për të humbur, Interi pothuajse ka një avantazh.

Haland është një 9-she përrallore, ai hedh poshtë edhe trajnerët. Dhe pastaj Lautaro, i cili është pjekur aq shumë, nuk është më pak, ai është në nivelin e të rriturve tani.

Ka ende një debat të madh se kush, mes Xhekos dhe Lukakut, duhet të mbështesë argjentinasin në 10 qershor. Ne fokusohemi shumë se cili qendërsulmues duhet të fillojë, por ndoshta është më e rëndësishme se kush do të përfundojë, duhet menduar për 90 minuta. Ndoshta, siç shihet në Kupë, Xheko mund të startojë, por nga minuta e 60-të Lukaku bëhet shkatërrues. Ndoshta ai do të shfrytëzojë rastin vendimtar”, deklaroi gjermani.