Kristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për ‘Saudi Pro League’ në të cilën ka analizuar muajt e tij të parë në vendin e Lindjes së Mesme. Portugezi ka folur edhe për të ardhmen teksa synon të fitojë tituj me Al Nasr. Sulmuesi gjithashtu është shprehur se me ardhjen e lojtarëve me emër kampionati do të përmirësohej edhe më shumë.

Përvoja dhe pritshmëritë: “Epo, pritshmëria ime ishte pak më ndryshe, të them të drejtën, shpresoja të fitoja diçka këtë vit, por nuk është gjithmonë ashtu si mendojmë apo si duam, ndonjëherë na duhet pasion, vazhdimësi dhe këmbëngulje për të arritur më të mirën. Unë besoj ende se vitin e ardhshëm do të përmirësohemi shumë, le të themi se në 5-6 muajt e fundit skuadra është përmirësuar shumë. Edhe në vetë ligën janë përmirësuar të gjitha skuadrat”.

E ardhmja: “Ndonjëherë kërkon kohë, por nëse beson në qëllimin tënd, mendoj se gjithçka është e mundur. Unë shpresoja të fitoja diçka këtë vit, por nuk e bëmë…por vitin e ardhshëm jam shumë pozitiv dhe besoj se gjërat do të ndryshojnë.”

Niveli i Ligës Saudite: “Liga është shumë e mirë, por mendoj se kemi shumë, shumë mundësi për të vazhduar rritjen. Liga është konkurruese. Ne kemi ekipe shumë të mira, lojtarë shumë të mirë arabë. Por ata duhet të përmirësojnë infrastrukturën edhe pak më shumë. Edhe gjyqtarët, sistemi VAR… duhet të jenë pak më të shpejtë. Mendoj se ka gjëra të tjera të vogla që duhet të përmirësojnë. Por unë jam i lumtur këtu, dua të qëndroj këtu. Dhe për mendimin tim, nëse ata vazhdojnë të bëjnë punën që duan të bëjnë këtu për pesë vitet e ardhshme, mendoj se liga saudite mund të jetë një nga pesë ligat më të mira në botë

Stërvitja në ditë: “Një shembull është se në Evropë ne stërvitemi më shumë në mëngjes, por këtu stërvitemi pasdite, ose natën… dhe gjatë Muajit të Ramazan u stërvitëm në 10 të natës. Kjo është shumë e çuditshme, por siç unë them këto situata janë pjesë e një eksperiencë kujtimesh dhe më pëlqejnë të jetoj këto momente. Deri tani kam kuptuar se tifozët sauditë e duan vërtet futbollin “.

Transferimet në Ligën Saudite: “Nëse vijnë lojtarë të mëdhenj dhe emra të mëdhenj, lojtarë të rinj, lojtarë veteranë… janë shumë të mirëpritur sepse nëse kjo ndodh, liga do të përmirësohet pak”.