Kategoria Superiore ka ulur siparin e saj të 84-të të edicionit futbollistik të hënën. Pas mbylljes së edicionit ekipet janë njohur me renditjen e tyre përfundimtare. Një nga skuadrat që ka arritur të përmbush objektivat e saj është Vllaznia. Shkodranët arritën të kapinin vendin e 4-të në renditjen përfundimtare të tabelës. Kjo renditje u sigurojë kuqebluve pjesmarrjen në Conference League për të 3-tin vit radhazi.

Sot klubi i Vllaznisë ka njoftuar të gjithë sportdashësit e saj për fazën përgatitore të këtij kompeticioni. Nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtar në Facebook, Vllaznia shkruan se pas disa ditëve pushim tashmë ata do të nisin përgatitjet për këtë kompeticion.

Ndër të tjera ata shtojnë edhe datën kur do të hidhet shorti për të mësuar kundërshtarin që kuqeblutë do të përballen me 13 dhe 20 korrik.

Njoftimi i plotë i KF Vllaznia:

Shëno datën

Vllaznia ka siguruar të drejtën për të marrë pjesë për herë të tretë rradhazi në kompeticionin “UEFA Europa Conference League”.

Si rrjedhojë pas disa ditëve pushim, ekipi do të nisë përgatitjet për këto ndeshje të cilat do të luhen në datat 13 dhe 20 korrik.

Kujtojmë që shorti i turit të parë të këtij kompeticioni do të hidhet më 20 qershor, ditë kur kuqeblutë kësisoj do të mësojnë emrin e kundërshtarit të tyre të ardhshëm.