Pele tani është 81 vjeç, por pavarësisht lojtarëve si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që tani pretendojnë të jenë më të mirët e të gjitha kohërave, asnjë nuk i afrohet ende trashëgimisë futbollistike të brazilianit.
Golat dhe rekordet e Pele i përkasin një kohe tjetër, ai është ende i vetmi lojtar në histori që ka fituar tri Kupa Bote, por gjithashtu e përfundoi karrierën me 1281 gola të shënuar.
Kohët e fundit kjo temë është bërë e debatueshme, me disa që argumentojnë se llogaritja e golave të tij në miqësore nuk ka shumë kuptim, duke qenë se zakonisht nuk është kjo mëyra sesi llogariten rekordet.
Por sido që të jetë, ishte më pak e debatueshme në vitin 1969, sepse Pele në atë kohë kishte shënuar 999 gola në karrierë.
Pele, asokohe 29 vjeç, ishte në qytetin e Rio de Janeiro, teksa ekipi i tij, Santos, udhëtonte për të luajtur kundër Vasco da Gama.
Ndeshja u luajt në stadiumin mitik të Brazilit, “Maracana”, ku numri i tifozëve, siç raporton blogu “The Modern Historian”, ishte në total 125.000 njerëz.
Pele iu afrua disa herë golit, madje goditi disa herë reklamat mbas porte. Në një moment shumë kritik, kur u afrua për të shënuar një gol me kokë, mbrojtësi i skuadrës së Vasco De Gamës përfundoi duke e kthyer në një autogol.
Por më pas, “The Modern Historian” e përshkruan kështu: Në pjesën e dytë, një mbrojtës u duk se rrëzoi Pelé në zonën e penalltisë. Arbitri akordoi penalltinë dhe mbrojtësi i majtë i Santos, Rildo, u përgatit për të gjuajtur topin. Kapiteni i ekipit, Carlos Alberto, vendosi që Pelé ta gjuante topin nga pika e 11-metërshit, ndërsa shokët e tij të skuadrës u tërhoqën jashtë zonës në mënyrë që ai të shfaqte potencialin e tij.
Teksa Pele e futi topin në këndin e portës, kuota e 1000 golave tashmë ishte arritur. Skenat më pas ishin të jashtëzakonshme. Stadiumi shpërtheu, madje edhe fotografët që ishin pas portës vrapuan në fushë dhe e ngrinin atë lart. Nëse rekordi ishte gjithçka që dukej, nuk ka gjasa që të shohim përsëri diçka të tillë