Thomas Brdariç është larguar nga drejtimi i skuadrës së Vllaznisë. Trajneri gjerman ka dhënë sot një mesazh për klubin dhe tifozët kuqeblu, teksa i falënderon ata për rrugëtimin e përbashkët.
Ai thekson se skuadra shkodrane do t’i mungojë, si dhe tashmë në zemrën e tij ajo ka një vend të veçantë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Thomas Brdariç shkruante:
“Faleminderit KF Vllaznia për gjitha momentet që shijova ditë pas dite me ju. Do të më mungoni! Ju keni një vend të veçantë në zemrën time! Kurrë mos u dorëzo, asnjëherë!”
Kujtojmë që largimi i Thomas Brdariç erdhi në një moment kur skuadra nuk po kalonte aspak momente të mira. Kuqeblutë u mposhtën me përmbysje nga Tirana 2-1 dhe pikërisht kjo humbje solli ndryshimin e madh./newsport/