Asambleja e zakonshme zgjedhore e FSHF që u mbajt më datë 2 mars vendosi që zgjedhjet për postin e presidentit të federatës dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të shtyheshin për ditën e sotme, në po të njëjtin ambient, në “Shtëpinë e Futbollit”.

Sot, mbledhja e dytë mbylli procesin e votimit për president të FSHF-së dhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të tij. Një mbledhje që u zhvillua përsëri me një numër të reduktuar pjesëmarrësish dhe me sigurinë që do të ketë procese gjyqësore që do vijojnë vendimet e saj.

Komisioni i verifikimit zyrtarizon rezultatet e zgjedhjeve për anëtar të Komitetit Ekzekutiv, për të cilin garonin 12 kandidatë dhe fitues shpalleshin 10 të parët.

REZULTATET

Arben Dervishaj 39 vota

Lutfi Nuriu 39

Abdyl Kuriu 38

Ervin Canollari 37

Pano Xhixho 36

Fatbardh Jera 35

Anila Basha 35

Ylli Ҫekiҫi 34

Gjergji Petro 34

Envi Hicka 30

————
Ermal Tahiri 17

Vasil Bicaj 10