Thomas Brdariç qe mbreme nuk eshte me trajner i Vllaznise sepse keshtu kane vendosur drejtuesit e klubit, por ai nuk mund te largohej pa u pershendetur me njerezit me te cilet ka punuar prej kohesh.

Per kete arsye, mesohet se ai paraditen e sotme ka mberritur ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” per t’u pershendetur me te gjithe futbollistet por edhe me pjestaret e stafit te tij.

Njekohesisht i ka uruar edhe suksese Plorit per me tej. Tekniku gjermano- kroat eshte pershendetur perzemersisht me te gjithe dhe me pas eshte ndare me jo pak dhembje.

Por para largimit, ka bere bashke me ekipin edhe nje foto ku jane te gjithe sebashku, ashtu siç benin sa here qe ekipi fitonte. Sot u largua nga Vllaznia, por “bastin” e tij ne krye te kesaj skuadre duket se e ka fituar./SHKDORA-SPORT.COM/